Që kur është larguar Sir Alex Fergusoni nga Manchester United, për skuadrën nuk ka pasur suksese më në Ligën Premier.

Legjenda skoceze e kishte shndërruar klubin angleze në një destinacion të shumëkërkuar për lojtarët evropianë në atë kohë.

Por, Ferguson ka rrëfyer se gjatë karrierës së tij te Djajtë e Kuq, kishte vetëm 4 lojtarë që ishin të nivelit të lartë.

“Nuk dua që të fyej asnjë nga lojtarët që kam pasur, pasi të gjithë ishin të mrekullueshëm në lojën e tyre. Por, Cantona, Giggs, Cristiano Ronaldo dhe Scholes, ishin të vetmit të kalibrit të lartë dhe që mund të kërkoje gjithçka nga ata. Dhe Cristiano ishte një perlë që vendoset mbi pemën e Vitit të Ri”, – ka deklaruar skocezi.