Pamje te habitshme diten e sotme ne parqet e qytetit te Elbasanit.

Mijera nena elbasanase me femijet e tyre u dynden ne parqet e qytetit. E habitshme ishte se si grate rrinin pa frike prane njera tjetres, nderkohe qe femijet luanin dhe perqafoheshin ne grupe te medha.

Dalja ne nje orar kaq te ngushte eshte problemi kryesor, pasi ne nje hark kohor me te gjate, dyndja nuk do ishte kaq e madhe.

E kuptojme nevojen e daljes se grave dhe femijeve, por do ishte e udhes te zgjerohej fasha orare, dhe te zgjidheshin vende me pak te populluara per te kaluar oret e ajrimit.

Shpresojme te mos i shohim me keto pamje qe e bejne Elbasanin te duket si per “dite vere” ne kete kohe Covid-i ku virusi mund te beje kerdine, nese ka nje te infektuar te vetem ne ato parqe…