Ivan Perisic u kthye te Interi pas refuzimit të nerazzurrit ndaj propozimit të fundit të Bayern Munchen.
Ivan Perisic dukej se ishte në gjendje të vazhdonte aventurën e tij te Bayern Mynih. Por ky nuk ishte rasti, pavarësisht votës pozitive nga trajneri Flick. Mbi të gjitha, trajneri ishte sponsori i sulmuesit kroat, i cili gjithmonë është vlerësuar shumë nga trajneri aktual i kampionit të Evropës.
Por marrëveshja nuk u arrit, sipas Sky Deutschland, përballë kërkesës së fundit nga klubi bavarez. Asnjë ofertë për blerje të plotë, vetëm një kërkesë për konfirmimin e huazimit edhe për sezonin e ardhshëm.
Përballë këtij lloji të propozimit, erdhi një “JO” e prerë nga Interi.
Dhe kështu, pas tre muaj negociatash (klauzola prej 20 milionë eurosh kishte skaduar në maj), mbërriti njoftimi për largimin nga Bayerni dhe kthimin e Perisic në Pinetina.