Duke nisur nga sot, çdo i ri i shpallur fitues mund të shkojë të regjistrohet pranë sekretarisë së fakultetit të përzgjedhur. Aplikimet në Universitetin Aleksander Xhuvani janë në shifra të larta duke kapur kuotën 8537, ku bie në sy dega e Infermierisë me plot 959 aplikantë.

Që dje, “U-albania” ka hedhir elektronikisht të gjitha ID-të e të rinjve ku secili do të ketë këndin e tij në të cilin shfaqet lista e degëve ku ka aplikuar bashkë me pikët dhe renditjen në secilën prej tyre.

Programet me të gjelbër janë ato ku ai/ ajo i ka fituar, me të verdhë ato ku maturanti duhet të presë përfundimin e fazës 48-orëshe për t’u regjistruar dhe me të kuqe degët ku nuk është shpallur fitues. Parimisht, duhet ditur diçka. Degët me jeshile në të cilat maturanti nuk paraqitet në sekretari për t’u regjistruar, ose për ta zënë atë kuotë, shpallen automatikisht të lira në fazën pasardhëse. Pra, heshtja në këtë rast, merret si refuzim. Viza e kuqe zbret me aq numra sa të rinj që s’janë paraqitur për t’u regjistruar.
Perjashtim behet vetem per deget ku numri i aplikantev eshte me i vogel, se numri i kuotave. Ato rrine jeshile gjithe kohes.

Pavarësisht tentativave për të bërë ndryshime, edhe këtë vit do të ketë tri raunde regjistrimesh. I pari, me shtatë faza 48-orëshe, si në tabelën përbri, ku pas secilës prej tyre viza e kuqe ulet vazhdimisht dhe ID-në e maturantëve ngjitet gjithnjë e më lart.