Dy rep-artistët e skenës shqiptare, Stresi dhe Finem kanë vendosur të bashkohen për një projekt.
Gjatë ditës së martë ata kanë surprizuar fansat me nxjerrjen e këngës së tyre.
“Gazi nfund” titullohet projekti muzikor, për instrumentalin, miksimin dhe masterizimin e së cilit është përkujdesur producenti Arlenn.
Sikurse edhe në shumicën e prodhimtarive muzikore, edhe kësaj radhe dyshja kanë shkruar tekstin për repturat e tyre.
Të rrethuar me shoqëri dhe makina të shtrenjta, reperët kanë shfaqur ‘jetën e rrugës’, të mundësuar kështu nga Keid Balla.