Sulmuesi Everton Soares (1996) ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim në Premier League, por ai është i vendosur të bëjë kërcimin në Evropë duke u transferuar te ekipi portugez i Benfikës.

Sipas portalit Goal, është arritur një marrëveshje mes klubeve, ku Benfica do t’i paguajë Gremios rreth 20 milion euro për sulmuesin brazilian.

Gremio gjithashtu do të marrë 15 % të fitimit për çdo shitje të ardhshme.