Arsenali dhe Liverpooli i kanë mbyllur 90 minutat e rregullt me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa fituesi i Superkupës së Anglisë u mësua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë ishin lojtarët e Topçinjve të cilët shënuan pesë penallti, kundrejt katër të Reds.

Fituesi i Superkupës së Anglisë për vitin 2020 është mësuar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi loja e rregullt nuk sjelli fitues dhe nga pika e bardhë më të saktë ishin Topçinjtë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (12’) për Arsenalin dhe Takumi Minamino (73’) për Liverpoolin.

Te Arsenali në penallti të saktë u treguan: Reiss Nelson, Ainsley Maitland-Niles, Cedric Soares, David Luiz dhe Aubameyang.

Te Liverpooli shënuan: Mohamed Salah, Fabinho, Minamino dhe Curtis Jones, ndërsa e humbi Rhian Brewster.