Dita e sotme ka nisur me të papritura në shtëpinë e famshme të “Big Brother”. Vëllai i madh ka përjashtuar Ermiona Lekbellon.
Ky përjashim vjen pas zarfit të zi që u komunikua ditën e djeshme ku u tha me ultimatum se nuk do të ketë më asnjë tolërim.

Në zarfin e zi që erdhi këtë mëngjes në shtëpi, shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale ndaj banorëve sidomos ndaj Oltës, Maestros dhe Kiarës, prandaj edhe është përjashtuar menjëherë.

Si duket shkak për përjashtimin e Ermionës është bërë një debat mes asaj Oltës dhe Maestros.
Mesa duket Ermiona ka përdorur fjalë banale ndaj aktores, e cila ditën e sotme po tregonte se ajo e kishte quajtur “balenë” si dhe e kishte ofenduar.
Nga ana tjetër për Maestron tha “47 vjeç burrë dhe bën si palaço.”
Gjithashtu mbrëmë Ermiona ofendoi të gjithë banorët e tjere duke i quajtur “Gore”.