Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar vetëm pak minuta më parë.

Lëkundja me magnitudë 5.1 ballë e shkallës rihter, me epiqendër në Kepin e Rodoni, u regjistrua në orën 11:53.
Po ashtu edhe dy lëkundje të tjera janë regjistruar në harkun kohor të 3 minutave në orën 11:22-11:25.


Tërmeti i parë ka shënuar magnitudën 3.3, në thellësi 10 km dhe në distancë 59 km nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi.
Lëkundja e dytë ka qenë më e fuqishme me 4.6 ballë në thellësi 10 km, në orën 11:25.