Trajneri i skuadrës holandeze Erik ten Hag ka deklaruar se marokeni Hakim Ziyech (1993) do t’u bashkohet The Blues me të përfunduar ky sezon.
Ziyech do të transferohej te skuadra londineze në sezonin e transferimeve të janarit, mirëpo Ajaxi nuk arriti të gjente zëvendësuesin e tij.
“Ziyech te Chelsea? Transferimi ishte duke ndodhur, ne e prisnim se do të ndodhte. Madje, unë e kam pritur që largimi i tij të ndodhë para një viti apo dy. Dhe sa herë që nuk ka ndodhur unë thosha: ‘Uau, ai qëndroi përsëri’. Ne jemi ende të lumtur që do ta kemi deri në fund të sezonit”, ka thënë Ten Hag në një intervistë për FOX Sports.
Chelsea thuhet se do t’i paguajë Ajaxit 45 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, derisa shihet si zëvendësues i Willianit dhe Pedros që pritet të largohen nga Stamford Bridge.