Në qytetin e Elbasanit pas shfaqjes së rasteve të fundit të prekurve nga Koronavirusi gjatë orëve të fundit u janë kryer testimet 7 personave mes të cilëve njëri ishte ritestim.
Edhe për 7 të fundit testi ka rezultuar negativ , ndërkohë që edhe 64 testime të tjera të kryera gjatë javës rezultuan gjithashtu negative.
Sipas gazetares së Best Channel, Entela Duka, fatmirësisht që nga mesjava në Elbasan nuk ka patur raste të reja të personave të prekur nga Covid 19. Deri tani në këtë qytet 15 persona janë prekur nga Covid 19 dhe që të gjithë rezultojnë se janë pjesë e një zinxhiri infektimesh.
Nga ky grup, pesë prej tyre tashmë janë shëruar, dhe vetëm 10 rezultojne pozitivë, por jashtë rrezikur për jetën.