Lionel Scaloni është trajneri i vitit nga FIFA.

Trajneri argjentinas bëri mrekulli në fund të vitit të kaluar, me çka edhe i solli çmimin “The Best” nga shtëpia e futbollit botëror.

Scaloni arriti ta dërgonte Argjentinën deri në finale të Kampionatit Botëror dhe më pas ta mposhtnin Francën përmes penalltive, për të fituar trofeun më të çmuar në futboll.

Ai e mposhti konkurrencën nga Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola, për të marrë çmimin e më të mirit nga FIFA.