Argentinasi Emiliano Martinez është shpallur portieri më i mirë i vitit nga FIFA.

Portieri argjentinas ka fituar çmimin “The Best” nga shtëpia e futbollit botëror.

Portieri i Aston Villas ka mposhtur konkurrencën nga Thibaut Courtois i Real Madridit dhe Bono i Sevillas, për të marrë trofeun në duar.

Triumfin tij e përcaktoi rrugëtimi i tij në Kampionatin Botëror, kur me Argjentinën ia doli ta fitonin trofeun e madh.