Qendërmbrojtësi brazilian i Paris Saint-Germain, Thiago Silva (1984), mund të kthehet te Milani gjatë sezonit të transferimeve të verës.

Kontrata e qendërmbrojtësit brazilian skadon në fund të sezonit dhe Paris Saint-Germain nuk ka gjasa t’i ofrojë atij një zgjatje.

Kjo situatë e tij ka bërë shumë klube të interesohen për Silvan, por më i mundshëm është një rikthim i lojtarit te Milani.

Sipas medias Calciomercato agjenti i Thiago Silvas ka kontaktuar me me drejtorët Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.