Dëmtimet më të mëdha, madje në mënyrë të ndjeshme, u shkaktuan në tribunën jugore, aty ku ndodheshin tifozët e Tiranës, një pjesë e të cilëve shkatërroi apo cenoi rëndë 145 stola.
Në takimin mes Kukësit dhe Tiranës zhvilluar në “Air Albania” u shfaqën pamje vandalizmi ku tifozë shkatërronin stolat e stadiumit.
Gjithçka është filmuar dhe fotografuar, pra janë të dokumentuara momentet kur tifozët kanë shkulur stolat, janë hedhur sipër tyre, dhe copat plastike i kanë hedhur në fushë, duke rrezikuar tifozë të tjerë, lojtarë si dhe zyrtarë të ndeshjes.
Nga gjithë kjo rrëmujë e ka edhe një faturë të dëmeve. Nga administrata e stadiumit bëjnë me dije dëmi i shkaktuar arrin në 16.000 €. Dëmtimet më të mëdha, madje në mënyrë të ndjeshme, u shkaktuan në tribunën jugore, aty ku ndodheshin tifozët e Tiranës, një pjesë e të cilëve shkatërroi apo cenoi rëndë 145 stola.