Derbi mes Interit dhe Juventusit nga viti 2018 është përsëri në qendër të vëmendjes edhe pas dy viteve. Organet hetuese në Itali kanë hetuar mënyrën se si ka ardhur Juventusi deri te titulli dhe një ndeshje është mjaftë e dyshimtë.

Juventus erdhi deri te titulli duke e mposhtur Interin 2-3, Miralem Pjanic kishte bërë një ndërhyrje të ashpërt ndaj Rafinhas, ndërsa Orsato i kishte dhënë vetëm karton të verdhë.

Sot ish prokurori i Federatës së Futbollit Italian Giuseppe Pecoraro ka zbuluar se pas presioneve të shumta ata kishin vendosur që ta hetojnë këtë rast, mirëpo kanë munguar bisedat kyçe nga audioinçizimi. Pecaro zbuluar se një pjesë kyçe nga biseda mes Orsatos dhe VAR-dhomës mungon.

“E kemi kërkuar bisedën mes Orsatos dhe VAR-dhomës. Inçizimin e morrëm pas fillimit të sezonit të ri. E hapëm inçizimin dhe gjithçka ishte aty, përveç bisedës për momentin e ndërhyrjes të Pjanic ndaj Rafinhas. Pra mungonte pjesa se pse ishte vendosur që Pjanic të mbetet në lojë. Arsyeja? Më thanë se nuk e kanë atë pjesë”, ka deklaruar Pecoraro.

Kjo deklaratë ka bërë bujë sot në Itali dhe ka shkaktuar reagime të shumta, pasiqë Juventusi është përfshirë edhe më parë në skandale të tilla.