Kontrata ekzistuese e Christian Eriksen me Tottenhamin skadon gjatë verës dhe ylli danez, 27 vjeç, ka hedhur poshtë tashmë një marrëveshje të re me vlerë 10.8 milionë stërlina (rreth 12.7 milionë euro) në sezon.
Pronari i Tottenham, Daniel Levy nuk dëshiron ta humbasë atë falas gjatë verës, prandaj, Spurs do të dëgjojnë oferta prej 40 milion stërlina (47 milionë euro) për Eriksen që në janar.
Eriksen (1982) ka të drejtë të lërë Spurs gratis verën e ardhshme dhe tashmë ka treguar se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re nën trajnerin Jose Mourinho sepse dëshiron një sfidë të re, mundësisht në Spanjë apo Itali.
Eriksen në verë refuzoi Manchester Unitedin duke e bërë të qartë se ai nuk dëshironte të nënshkruajë për një tjetër klub të Premier League dhe ka pasur interes nga Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje parakontrale me një klub nga 1 janari, megjithëse mbetet për tu parë nëse do t’i vijnë oferta.