Tottenham është një hap më afër përfundimit të pritjes së tyre 13-vjeçare për të fituar një trofe.

Golat nga Moussa Sissoko 12’ dhe Son Heung-min 70’ nënshkruan një fitore 2-0 të luftuar fort kundër Brentford në këtë gjysmëfinale të Kupës Carabao.

Ekipi nga Championship i Thomas Frank, duke luajtur në gjysmëfinalen e tyre të parë të madhe të kupës ia vështirësoi punën yjeve të Premier Leagues, por gjithcka iu bë e pamundur kur arbitri Mike Dean dha kartonin e kuq për Josh Dasilva 84’ pasi VAR e vendosi atë pas ndërhyrjes ndaj Pierre-Emile Hojbjerg.

Tottenham kalon kështu në finalen në Wembley ku do të luajë kundër një prej gjigantëve të Mançesterit të Dielën, 25 Prill.

Spurs nuk kanë ngritur kupa që kur fituan këtë trofe në 2008, kur quhej Kupa Carling.