UEFA, përmes profilit zyrtar të Ligës së Kampionëve, ka hartuar Top11-in e saj në lidhje me performancën e lojtarëve më të mirë të rinj në futbollin evropian në garën më të lartë ndërkombëtare.  Janë marrë në konsideratë dy kritere: të jesh jo më shumë se 24 vjeç dhe të debutosh në Champions League në 2019 (ose në çdo rast me përvojë të mëparshme shumë të kufizuar).

Kjo është 11-ja ideale e vendosur me 4-3-3:

Meret (Napoli);  Hakimi (BVB), Pavard (Bayern Munich), Upamecano (Leipzig), Renan Lodi (Atletik);  Berge (Genk), Havertz (Bayer Leverkusen), Dani Olmo (Dinamo Zagreb);  Rodrygo (Real Madrid), Haaland (Salzburg), Lautaro Martinez (Inter).