Universiteti i “ALEKSANDËR XHUVANI” ka publikuar vendimin për vazhdimin e procesit mësimor dhe përfundimin e vitit akademik 2019-2020

VENDIM

“PËR ORGANIZIMIN E PROCESIT MÉSIMOR DHE PÉRFUNDIMIN E VITIT
AKADEMIK 2019-2020 NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI”

Në mbështetje të nenit 39 të ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 104, datë 30.04.2020, “Për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19”, nenit 11 të Statutit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mbështetur në propozimet e njësive kryesore, Rektorati në mbledhjen e datës 05.05.2020

VENDOSI:

I. Organizimin e procesit mësimor dhe përfundimin e vitit akademik 2019-2020 në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” sipas përcaktimeve më poshtë:

1. Për të gjitha programet e studimit për vitin akademik 2019-2020, të vijojë zhvillimi i mësimit online deri në përfundim të semestrit sipas strukturës së miratuar. Gjatë periudhës së zhvillimit të mësimit online, të vlerësohen të realizuar apo të kryer elemente të veprimtarisë mësimore si më poshtë:

Leksionet dhe seminaret e lëndëve/moduleve, sipas planeve mësimore të programeve dyvjeçare profesionale, të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të zhvilluara nëpërmjet platformave online.

Laboratorët dhe praktikat lëndore/klinike/mësimore që janë zhvilluar në masën jo më pak 50% e tyre. Orët e laboratorëve dhe praktikave lëndore/klinike/mësimore që janë kryer nën masën 50%, duhet të realizohen në mënyrë të përqendruar duke respektuar distancimin social (fizik).

2. Më datën 01 qershor 2020 rifillon procesi mësimor në auditor për studentët e viteve të fundit (në programet dyvjeçare, bachelor dhe master); për përsëritjen (konsultime, plotësime etj.) e leksioneve, seminareve apo punëve laboratorike, për një periudhë 3 javë.

3. Më datë 19 qershor 2020 përfundon procesi mësimor në auditor për studentët e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi.

4. Më datë 22 qershor 2020 deri 07 gusht 2020, të planifikohet nga departamentet dhe fakultetet, plotësimi apo kryerja e praktikave profesionale; dhënia e provimeve të mbartura; dhënia e provimeve të semestrit; dhénia e provimit té formimit dhe mbrojta e diplomés.

5. Praktikat mésimore té mésuesisé mund té realizohen né periudhén maj-qershor, pérmes ndjekjes dhe zhvillimit té mésimit online Pér sistemin parauniversitar sipas platformés nga pedagogu udhéheqés.

6. Mé daté 25 gusht 2020 rifilllon procesi mésimor né auditor pér studentét e viteve té para dhe viteve té ndérmjetme pér pérséritjen (konsultime, plotésime etj.) e leksioneve, seminareve apo punéve laboratorike, Pér njé periudhé 4 javé.

7. Mé daté 18 shtator 2020 pérfundon procesi mésimor né auditor Pér studentét e viteve té para dhe viteve té ndérmjetme.

8. Mé daté 21 shtator 2020 dhe né vijim, brenda muajit tetor 2020, té planifikohet nga departamentet dhe fakultetet, plotésimi apo kryerja e praktikave profesionale; dhénia e provimeve té mbartura; dhénia e provimeve té semestrit; dhénia e provimeve té vjeshtés; dhénia e provimit té formimit dhe mbrojta e diplomés.

9. Leksionet té zhvillohen me grupe té vogla sipas njé plani té detajuar nga secili fakultet né respekt té protokollit té distancimit social (fizik).

10. Provimet té zhvillohen né pérfundim té proceseve mésimore sipas planifikimeve té mésipérme. Forma e zhvillimit té provimeve éshté me shkrim, me gojé né auditor. Realizimi i provimeve me shkrim té béhet né grupe té vogla, duke respektuar rregullat e distancimit social (fizik) dhe té masave mbrojtése (studenti éshté i detyruar té paraqitet né provim me maské mbrojtése).

II. UE, bazuar edhe nga ecuria e situatés, ka planifikuar prezencén e studentéve dhe personelit akademik né institucion, distancimin social, sipérfaqet né dispozicion té shprehur né metra katrorë, higjienizimin dhe dezinfektimin e rregullt.

III. Ngarkohen té gjitha njésité e Universitetit me zbatimin e kétij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjéheré.