Pesë vjet pas herës së fundit që Djokoviç është përsëri mbret në Nju Jork, duke mundur në finale Daniil Medvedev me rezultatin 6-3, 7-6, 6-3 në 3 orë e 17 minuta lojë.
Një lojë e nivelit më të lartë nga Nole i cili fiton kështu Slamin e 24-të të karrierës së tij.
Kështu barazohet me tenisten austrliane Margaret Smith Court (1942) e cila ka fituar 24 Gran Slam dhe 64 tituj në total.
Ai vesh edhe një bluze me një nderim për Kobe Bryant.
“Kam menduar ta bëj këtë bluzë rreth një javë më parë, por nuk fola për këtë me askënd ( së pari ishte një fitore për të fituar një turne). Kobe dhe unë ishim miq të mirë, folëm shumë për atë që do të thotë të kesh një mentalitet fitues dhe ai ishte shumë pranë meje kur po kaloja një kohë të vështirë për shkak të dëmtimit tim, duke punuar shumë për t’u rikthyer në krye. Ai ishte një nga njerëzit tek të cilët mund të mbështetesha më shumë, ishte gjithmonë aty për çdo lloj këshille dhe ndihmë, si një mik i vërtetë.
Kështu, kur ndodhi tragjedia ku humbi jetën së bashku me vajzën e tij, unë vërtet vuajta shumë dhe më pas mendova për numrin 24, numrin që mbante në fanellën e tij kur u bë legjendë për Lakers dhe për basketbollin në anembanë botës dhe mendova se mund të ishte një gjest i bukur dhe simbolik ta kujtoja atë kështu për të gjitha gjërat që bëri.” , tha ai, ndërsa kishte veshur një bluzë blu të hapur me një foto të tij me Bryant dhe shkrimin “Mamba Forever”.