Ish sulmuesi i Ajaxit dhe Milanit, Marco Van Basten, është shprehur në debatin se Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.
Holandezi e vlerëson sulmuesin e Juventusit, por ka thënë se argjentinasi nuk mund të krahasohet me asnjë lojtar tjetër.
“Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm, por ata që pretendojnë se ai është më i mirë se Messi nuk kuptojnë asgjë për futbollin.
Messi është unik, i paimitueshëm dhe i papërsëritshëm. Lojtarët si ai paraqiten çdo 50 ose 100 vjet.
Si fëmijë ai ishte në mesin e gjenive të futbollit.
Në thelb ndalova të luaja në 28 vjeç. Unë kisha fituar tre Topa të Artë.
Shikoni se ku janë Ronaldo dhe Messi, të dy mbi 30 vjeç.” ka thënë holandezi për Corriere della Sera.