Nje ngjarje e pazakonte eshte regjistruar ne lagjien 5 maji ne Elbasan, 100 metra larg Gjykates se Re Elbasan. Sipas burimeve nje grua e moshuara e quajtur, Kadrije Arapi 70 vjece, e cila jetonte e vetme ka humbur jeten.
Mendohet qe gruaja kishte disa dite e pafuqishme dhe nuk i eshte pergjigjur telefonatave te birit. Pasi nuk eshte pergjigjur ne telefon, djali ka shkuar tek shtepia e nenes, ku serish nuk eshte pergjigjur dhe nuk i eshte hapur dera.
Ne vendngjarje ka shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikesja. Ende nuk eshte e qarte cfare ka ndodhur, per te moshuaren qe jetonte ne katin e peste. Ne bisede me fqinjet mesohet se e moshuara kishte qene e pafuqishme kete jave, dhe per kete do t’i behet testi per koronavirus.
Banesa e te ndjeres eshte 100 metra larg lokalit prane gjykates se re Elbasan qe u quajt nga Drejtoria e Shendetit publik “Vatra e nxehte e Koronavirusit” ne Elbasan.