Emanuele Renzi është viktima më e re nga koronavirusi në Romë, 35 vjeç dhe nuk kishte patologji të mëparshme.

Babai itij tha se ai ishte i shëndetshëm, praktikonte rregullisht sporte dhe nuk pinte duhan.

35-vjeçari vdiq të Dielën natën e 22 Marsit, teksa ishte në terapi intensive në spitalin Tor Vergata, pas kthimit nga një udhëtim nga Spanja.

Numri i të infektuarëve në Romë ka shkuar në 1272 deri më sot.

Renzi ka punuar në një kompani të madhe, prandaj kolegët e tij tani janë të shqetësuar sepse pasi u kthye në Itali dhe para se të shtrohej në spital ai ishte kthyer në punë.