Pas shitjes së Allan (1991) tek Everton, Napoli po kërkon një mesfushor për t’i dhënë Rino Gattusos. Dhe klubi blu ka filluar kontakte për Matias Vecinon (1991) të Interit.
Të dy kompanitë po mendojnë për formulën e duhur për këtë operacion, padyshim që përfshinë edhe agjentin Lucci në bisedime.

Mesfushori uruguajan do të kishte dhënë tashmë aprovimin e tij për transferimin, operacioni mund të vendoset në një huazim me të drejtën e blerjes që mund të bëhet një detyrim me arritjen e një numri të caktuar paraqitjesh.

Interi, për momentin, kërkon 18 milion euro, ndërsa Napoli ofron 12 milion euro dhe për rreth 15 milionë euro mendohet se mund të arrihet marrëveshja.