Ministrja e Shëndetësisë deklaroi sot vetëm për 7 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar në 416 në total numrin e të infektuare me koronaviurin COVID-19.
Nga këta 23 qytetarë deri tani kanë humbur betejën ndërsa 182 është numri në total I pacientëve të shëruar.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste. Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara” informoi sot Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik.
Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- – Tiranë 199 raste
- – Durrës 38 raste
- – Lushnje 5 raste
- – Elbasan 15 raste
- – Fier 32 raste
- – Kavajë 8 raste
- – Rrogozhinë 4 raste
- – Korçë 17 raste
- – Vlorë 5 raste
- – Shkodër 49 raste
- – Lezhë 14 raste
- – Berat 2 rast
- – Has 12 raste
- – Krujë 5 raste
- -Tropojë 4 raste
- – Pukë 4 raste
- – Mirditë 3 raste