Është cilësuar si shtëpia më e shtrenjtë dhe më e madhe në ShBA dhe deshën më shumë se 8 vjet për ta ndërtuar dhe mbi 600 ndërtues.

E vendosur në majë të një kodre, ajo ka pamje panoramike në Los Anxhelos.

Vila është e vendosur në Belle Air, Los Angeles dhe shitet për 340 milion dollarë, sipas The Beverly Hills Estates.

Pronari i ri do të ketë në dispozicion 10.000 metra katrorë, një kinema private prej 30 vendesh, parkim nëntokësor për 30 makina, 5 pishina, 21 dhoma gjumi, 42 banjo dhe një pjesë për mbajtjen e mbrëmjeve gala.