Arsene Wenger e ka shfaqur përkrahjen e tij për bashkëkombësin e talentuar francez, Kylian Mbappe, duke thënë se ai mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë pas epokës së Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Portugezi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi Lionel Messi e kanë dominuar botën e futbollit gjatë dekadës së fundit dhe vlerësohen si dy ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohëve.

Edhe ylli i Juventusit, Ronaldo, dhe kapiteni i Barcelonës, Messi, janë duke shkuar drejt fundit të karrierave të tyre tani, shkaku i moshës së tyre.

Tifozët kanë qenë duke spekuluar që një kohë se kush mund të jetë pasardhësi i tyre në botën e futbollit. Së fundi, Arsene Wenger ka bërë të ditur se këtë përgjegjësi ai i beson Mbappes, përkundër që s’e përjashton as Neymarin.

“Lionel Messi… ne kurrë s’kemi parë lojtarë të atillë që mund të jenë aq kreativ në hapësira shumë të ngushta”, ka thënë ish-trajneri legjendar i Arsenalit.

“Tani këta lojtarë po i afrohen fundit të karrierës – Ronaldo dhe Messi. Tani gjithçka ka të bëjë me gjeneratën e ardhshme dhe gjenerata e ardhshme mund të jetë franceze”.

“Për momentin, lideri mund të jetë Mbappe. Natyrisht, të gjithë e dimë për Neymarin. Por, unë besoj se edhe Anglia e ka një rast të mirë. Ata po bëjnë punë të mirë në nivelin e të rinjve”,

“Ata bënë punë të mirë me Gareth Southgate në Kupën e Botës. Po shpresoj se do të jenë ndër konkurrentët kryesorë në Kampionatin Evropian”