Wolverhampton Wanderers thuhet se ka pranuar ofertën e fundit të Manchester Cityt për mesfushorin e tyre, Matheus Nunes (1998).

City ishin të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre këtë vit, pasi duan të përsëritin sukseset e sezonit të kaluar, ku fituan çdo trofe.

Klubi nga Etihad ka transferuar emra si Mateo Kovacic, Josko Gvardiol dhe Jeremy Doku, por dëshiron ende emra tjerë.

Njëri nga ta ishte mesfushori i Wolves, Nunes, për të cilin ka bërë disa oferta, por që janë refuzuar.

Megjithatë, portalet angleze si Daily Mail Sport dhe se Wolves ka pranuar ofertën e fundit të Cityt për Nunes që është 60 milionë stërlina (70 milionë euro)

Tani janë duke vazhduar kontrollet përfundimtare për kushtet e pagesës dhe këstet, ndërsa më vonë pritet të vijë njoftimi.