Artisti i njohur shqiptar, Yll Limani, ka publikuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Kur t’kujtohet” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar me një video interesante.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, ndërsa për muzikën është përkujdesur po i njëjti në bashkëpunim me Fatjon Miftarin.

Ky i fundit po ashtu është kujdesur edhe për producimin e këtij projekti të veçantë.

Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga: Ramon Erni, Fatjon Miftari dhe Dan Suter.