Për herë të dytë brenda 24 orëve ambasadorja e ShBA-së, Yuri Kim ka takuar kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se në takim ishte edhe ambasadori BE, Luigi Soreca dhe ai i Gjermanisë Peter Zingraf.

Takimi u zhvillua në kryeministri në një kohë që opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Takimi zgjati rreth 1 orë. Nuk dihet ende se cila ishte tema e diskutimit mes tyre.

Në takimin e një dite më parë Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.