Nicolo Zaniolo është njëri nga futbollistët më të talentuar italian dhe shpresa e Kombëtares së Italisë për Euro 2021.

Shtyrja e kampionatit evropian për në vitin 2021 ka qenë një lajm i madh për lojtarin, i cili nuk pritet të rikthehet në fushë deri në muajin korrik.

Zaniolo po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane përfshirë Juventusin, Bayern Munich, Chelsean e Manchester Unitedin.

Por 20-vjeçari ua ka mbyll dyert të gjitha skuadrave, pasi dëshira e tij është të mbetet gjatë te Roma për tu bërë ikonë e klubit.

Stili i lojës së tij ka bërë që shumë tifozë ta krahasojnë atë me kapitenin legjendar të Romës, Francesco Tottin, por vet lojtari ka thënë se është larg tij dhe se nuk ka kërkuar asnjëherë numrin 10 në fanellë.

“Unë dua të bëhem ikonë e Romës, por tani duhet të mendojë vetëm për rikthimin në fushë. Dëshira ime është të qëndrojë këtu sa më gjatë që të jetë e mundur, pasi i detyrohem Romës për gjithçka që ka bërë për mua. Për mua dhe gjithë të tjerët Totti është një simbol i Romës. Totti dhe De Rossi janë simbole të këtij klubi dhe nuk mendoj që ka gjasa dikush të barazohet me ta. Asnjëherë nuk jam përpjekur ta kërkojë numrin 10. Jam shumë mirë me 22”,deklaroi Zaniolo për Sky Sport Italia.

Zaniolo iu bashkua Romës nga Interi, ku Giallorosët e kërkuan me ngulm si shkëmbim me Radjan Nainggolanin.