Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Celta Vigos, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për disa tema, në mesin e të cilave, edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Klubi anglez nuk mund të luajë në dy sezonet e ardhshme në garën më të madhe evropiane, ndërsa legjenda franceze beson se Citizens do të jenë konkurrentë të fortë pavarësisht lajmit jo të mirë që kanë marrë së fundmi.

“Ndeshjet më të rëndësishme janë ato të radhës. Tash kemi disa ndeshje që do të vendosin gjithçka. Secila sfidë e radhës do të jetë e vështirë, mirëpo ne jemi gati dhe të përgatitur. Nuk e di nëse do të ndryshojë diçka. Unë flas vetëm për futbollin dhe ndeshjet që i kemi kundër tyre; është një skuadër e fortë, konkurruese dhe kjo nuk do të ndryshojë. Mancheështë një ekip konkurrues në të gjitha aspektet, do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Sa i përket dënimit, nuk do të dëshiroja ta komentoja. Nuk është puna ime të flas për gjëra të tilla. E gjithë vëmendja është te ndeshja ndaj Celtas,një rival i vështirë”, është shprehur Zidane.