Ajax njoftoi nënshkrimin e sulmuesit Sébastien Haller (1994) në një komunikatë zyrtare për shtyp. Sulmuesi  i lindur në Francë por që luan për përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë mbërrin nga Eintracht Frankfurt për një kosto prej 22.5 milion eurosh.

Qendërsulmuesi shtatlartë (1.9 m) ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2025. Ky është një kthim në Eredivisie për të, duke pasur parasysh përvojën e tij në Utrecht, ku ai stërvitej nga trajneri Erik ten Hag, nga janari 2015 deri në qershor 2017.