Ajax dhe Dinamo Zagreb kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Josip Sutalo (2000) te Ajax.
Klubet ranë dakord për një tarifë transferimi prej 20.5 milionë euro që Ajax do t’i paguajë Dinamo Zagrebit. Kjo shumë mund të rritet në 23.5 milionë euro përmes variablave.
Qendërmbrojtësi 23-vjeçar nënshkroi një kontratë që zgjat pesë sezone, deri më 30 qershor 2028.
Mbrojtësi 1.9 m i gjatë do të luajë me numrin 37.
Josip Sutalo (28 shkurt 2000, Çapljina, Bosnjë dhe Hercegovinë) ndoqi akademinë e të rinjve të Dinamo Zagrebit që nga viti 2014 dhe është një përfaqësues i Kroacisë.
“Jam krenar që përfaqësoj këtë klub. Isha gati që në fillim. Ajax është një klub i madh me një histori të pasur.” , – ishin fjalët e para të Josip.