I ndjekur nga Paris Saint-Germain por veçanërisht nga Napoli në orët e fundit, Gabri Veiga (2002) më në fund është dorëzuar para sirenave saudite. Mesfushori spanjoll ka kaluar nga Celta de Vigo në klubin arab Al-Ahli për 40 milionë euro.

Ai ka firmosur një kontratë trevjeçare deri më 30 qershor 2026 me pagë 12 milionë euro në sezon, (pra në total do të fitojë 36 milionë euro nëse e mbaron marrëveshjen).

Ai zgjodhi Gjirin Persik pasi Napoli i ofroi një pagë prej afro 2 milionë euro në Campania, kështu që lojtari i stërvitur në Galicia preferoi të fitonte 6-fishin në një ligë më të dobët se serie A.