Georginio Wijanldum (1990) është larguar nga futbolli evropian dhe karrierën do ta vazhdoj në Arabinë Saudite.

Mesfushori holandez është zyrtarizuar nga skuadra arabe Al-Ettifaq ku në krye të saj është trajneri anglez Steven Gerrard.

Nga transferimi i Wijnaldum në Al-Ettifaq, PSG ka fituar shumën e 8 milionë eurove.

Ndërkohë lojtari i cili ishte i huauzar në vitin e fundit te Roma ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me skuadrën arabe.

Ai ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me një pagë 10 milionë euro neto në sezon.

32-vjeçari u kërkua nga skuadrat e vendit të tij si Ajax, Feyenoord dhe PSV Eindhoven, por oferta e arabëve ishte shumë më e lartë.

Te Al-Ettifaq, Wijnaldum do të ribashkohet me ish-kapitenin e tij te Liverpooli, Jordan Henderson