Al Hilal edhe zyrtarisht e ka transferuar Neymarin (1992) nga Paris Saint-Germain për 80 milionë euro plus bonuse deri në 20 milionë euro.

Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin arab për një kontratë dy vjeçare me pagë 160 milionë euro në vit, pra 320 milionë euro në total nëse do të përfundojë marrëveshja.
Fitimi i tij mund të shkojë deri në 400 milionë euro, nëse arrihen disa objektiva, që janë në formë të bonuseve.

Al Hilal gjatë kësaj vere ka transferuar edhe emra të tjerë të mëdhenj nga futbolli evropian si Kalidou Kolibaly, Ruben Neves apo Malcolm.

Gjatë 6 viteve qëndrim te PSG, sulmuesi brazilian ka zhvilluar 173 ndeshje zyrtare duke realizuar 118 gola dhe ka asistuar në 77 të tjerë.