Sulmuesi i Fulhamit, serbi Aleksandar Mitrovic (1994) është bashkuar me Al-Hilal për 52 milionë euro ( 46 milionë stërlina).
Interesi i Al-Hilal u hodh poshtë në fillim nga skuadra e Londrës Perëndimore pasi u konsiderua jo e mjaftueshme për serbin, megjithatë Fulham, pranoi paketën e transferimit prej 52 milionë eurosh të Al-Hilal për Mitrovic pasi serbi i bëri presion të paparë klubit anglez që ta linte tëlargohej.
Sipas raportimeve, lojtari i Fulham pritet të marrë një pagë prej rreth 20 milionë euro në sezon te Al-Hilal. Kontrata e tij me klubin nga Arabia Saudite do të zgjasë deri në 30 qershor të vitit 2026.