Al Nassr njoftoi përmes kanaleve të tyre zyrtare nënshkrimin e mesfushorit portugez Otavio (1995), i cili vjen nga Porto për një transferim prej 60 milionë eurosh.

Mesfushori sulmues portugez i bashkohet projektit të mbushur me yje të klubit me bazë në Riad dhe nënshkruan deri në 30 qershor 2026.

Otavio do t’i bashkohet bashkatdhetarit të tij dhe bashkëlojtarit të kombëtares Cristiano Ronaldo në Al Nassr, i cili tashmë ka nënshkruar me Marcelo Brozovic, Sadio Mane, Seko Fofana dhe Telles në afatin kalimtar të verës.

Otávio Edmilson da Silva Monteiro, i njohur si Otávio do të veshë fanellën me numrin ’25’.

28-vjeçari, i cili ka 14 paraqitje për ekipin e tij kombëtar, grumbulloi 283 paraqitje zyrtare për skuadrën e tij portugeze gjatë shtatë sezoneve të fundit dhe fillimit të sezonit aktual përpara lëvizjes.