Yannick Carrasco finalizon transferimin te Al-Shabab, njoftoi të hënën klubi i Pro Ligës Saudite.

Transferimi i negociatës së gjatë ka përfunduar. Është dashur gati e gjithë vera, por Atlético Madrid dhe Al-Shabab janë në marrëveshje për një transferim që do ta çojë Yannick Carrasco (1993) në Lindjen e Mesme.

Atlético do të marrë 15 milionë euro për anësorin e majtë, i cili ishte në vitin e fundit të kontratës dhe po largohet nga klubi për herë të dytë. Carrasco më parë u largua për klubin kinez Dalian Pro në 2018, vetëm për t’u kthyer në Madrid dy vjet më vonë.

Carrasco të premten u takua me drejtorin sportiv Andrea Berta dhe shefin ekzekutiv Miguel Angel Gil dhe i kërkoi çiftit të sanksiononin largimin e tij. Klubi nuk e bëri këtë ndërsa dritarja e transferimeve të verës ishte e hapur në Evropë dhe kur mund të kishte nënshkruar një zëvendësim të drejtpërdrejtë, ose mesfushorin mbrojtës që trajneri Diego Simeone kishte kërkuar kur filloi vera.

Simeone të shtunën i dha lamtumirën Carrasco-s në një konferencë për shtyp të mbajtur para ndeshjes së shtyrë përfundimisht në ditën e katërt me Sevillan. Simeone kishte shpresuar gjatë gjithë verës se belgu do të qëndronte në klub, dhe ndoshta do të vinte në letër një kontratë të re, por oferta trevjeçare nga Arabia Saudite me pagë 15 milionë euro në vit u dëshmua e pakapërcyeshme pasi do i garantonte belgut plot 45 milionë euro.

30-vjeçari bëri mbi 250 paraqitje për Atletico në dy periudha te klubi, duke fituar La Liga në 2021 dhe Europa League në 2018.

Ai gjithashtu shënoi në humbjen e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2016 ndaj rivalëve Real Madrid.

Carrasco i bashkohet eksodit në rritje të lojtarëve të njohur që largohen nga Evropa për në pasuritë e Arabisë Saudite.