Carlo Ancelotti (1959) zyrtarisht është trajner i Evertonit.
Trajneri italian u largua nga Napoli para disa ditësh, por tani është rikthyer në Ligën Premier.
Ai në të kaluarën ka drejtuar Chelsean, me të cilën ka fituar edhe ligën, por tani do të jetë trajner i Toffes.
Evertoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë zyrtarisht të ditur se kanë arritur marrëveshje me italianin, i cili ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2024.
“I emocionuar të ndaj lajmin se jam duke iu bashkuar Evertonit. Unë jam i kënaqur që kthehem në Ligën Premier dhe të jem pjesë e këtij klubi historik. Faleminderit për besimin në mua”, ka shkruar trajneri italian në profilin e tij.