Sulmuesi Andi Zeqiri (1999) edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re. Futbollisti i lindur në Zvicër por me origjinë nga Kosova pas shkëlqimit në futbollin zviceran me Laussanen, është transferuar në Ligën PremierAnglisë.

21-vjeçari është transferuar për 4 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me skuadrën e njohur angleze Brighton & Hove Albion deri në qershor të vitit 2024.

Përfaqësuesi i Zvicrës U21, por që pritet të luaj me Kosovën ka zgjedhur fanellën me numër 29 tek klubi bardhekaltër.

Andi Zeqiri edicionin e kaluar shënoi 22 gola37 ndeshje duke ndihmuar skuadrën e tij të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.