Bayern Munich ka konfirmuar se ka vazhduar kontratën me Arijon Ibrahimovicin (2005).

Mesfushori me prindër kosovarë, por i indur në Gjermani ka firmosur marrëveshjen deri në 30 qershor 2025.

Sipas mediave gjermane ai ka përfituar edhe rritje page pasi me kontratën e vjetër si adoleshent përfitonte 3600 euro në vit.

FC Bayern ka zgjatur kontaktin me sulmuesin Arijon Ibrahimović deri në vitin 2025. 17-vjeçari u transferua në kampusin e FC Bayern në vitin 2018 dhe u përfshi në kampin stërvitor të ekipit të parë javën e kaluar.” , – thuhet fillimisht në njoftimin e Bavarezëve.

Hasan Salihamidzic, anëtar i bordit sportiv të Bayernit deklaroi:

Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimovic. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë. Josip Stanisic, Paul Wanner, Johannes Schenk dhe tani Ari: ata janë të gjithë talentë që ne i kemi ushqyer në kampusin e Bayernit dhe prej të cilëve presim shumë”.