Arsenali ka njoftuar transferimin e mbrojtësit spanjoll Pablo Mari (1993) nga Flamengo.

Ai ka ardhur si transferim 6-mujor me të drejtën e blerjes për 5 milionë euro.

“Mbrojtësi spanjoll Pablo Mari është vendosur të bashkohet me ne si huazim deri në fund të sezoni. 26 vjeçari na bashkohet nga ekipi brazilian Flamengo, ku ai ndihmoi ekipin me bazë në Rio de Janeiro të fitojë titullin brazilian dhe Copa Libertadores vitin e kaluar”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.