Arsenali ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të djathtë Cedric Soares (1991) nga Southamptoni në huazim 6 mujor, të cilit i mbaronte kontrata në qershor 2020.

Pas transferimit të mbrojtësit Pablo Mari nga Flamengo, Arsenali ka bërë edhe një goditje në repartin e mbrojtjes duke marrë portugezin Soares.

“Mbrojtësi portugez, Cedric Soares është bashkuar me bashkuar me ne si huazim deri në fund të sezonit. 28-vjeçari vjen në veri të Londrës nga Southampton, ku ai ka bërë më shumë se 100 paraqitje që nga momenti i arritjes në këtë klub në vitin 2015”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.