Aston Villa ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë spanjoll Alex Moreno (1993) nga Real Betis në La Liga. 29-vjeçari bashkohet me Villa Park për një tarifë prej 12 milionë stërlina (13.5 milionë euro) për të forcuar opsionet e tyre mbrojtëse nën trajnerin e ri Unai Emery.

Spanjolli është bërë nënshkrimi i parë i Emery që kur mori drejtimin nga ish-ylli i Liverpool, Steven Gerrard në Aston Villa. Duke folur pas nënshkrimit të tij, Emery tha se Moreno ka qenë një nga mbrojtësit kryesorë të majtë në La Liga gjatë disa sezoneve të fundit.

 Moreno ka startuar në 14 nga 15 ndeshjet e Betisit në La Liga këtë sezon dhe ka bërë 122 paraqitje për klubin që kur iu bashkua nga Rayo Vallecano në vitin 2019.

“Alex është një lojtar i mirë që mund të ndihmojë skuadrën tonë. Ai ka qenë një nga mbrojtësit kryesorë të majtë në La Liga gjatë sezoneve të fundit dhe ne jemi të kënaqur që e kemi këtu. Ne po përpiqemi të shtojmë disa karakteristika të ndryshme të lojtarëve për t’i futur në skuadër. Tani kemi dy sulmues në Ollie Watkins dhe Danny Ings të cilët janë veçanërisht sulmues. Nëse do të shtojmë dikë ata do të jenë të ndryshëm si karakteristikë, si lojtar, por me Cameron është e vështirë të luash këtu me lojtarët që kemi tani. Ne po mendojmë të shtojmë një tjetër në skuadër”, – tha trajneri Emery.

Aston Villa aktualisht ndodhet në vendin e 11-të në tabelën e Premier League dhe do të presë Leeds United në vendin e 14-të më 14 janar.

Moreno ka nënshkruar nje kontratë deri në 30 qershor 2026 dhe do të veshë fanellën me numrin 15.