Atletico Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e Memphis Depay (1994) nga Barcelona për 3 milionë euro.
Sulmuesi holandez ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2025 me klubin e stadiumit Wanda Metropolitano.
Është vet faqja zyrtare e Atleticos, e cila ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes dhe ka zyrtarizuar Depayn si lojtar të ri të tyre.
“Memphis është një lojtar i ri Kuq e Bardhë. Holandezi ka nënshkruar me klubin tonë për pjesën e mbetur të sezonit dhe 2 sezone të tjera”, – thuhet në njoftimin e Atleticos.