Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë Joao Cancelo (1994) nga Manchester City.
Klubi katalanas e ka marrë portugezin në formë huazimi nga klub i Ligës Premier pa opsion blerje.
“FC Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për huazimin e Joao Cancelo deri më 30 qershor 2024.
Nuk ka asnjë opsion për një transferim të përhershëm.
Klubi dëshiron të falënderojë publikisht lojtarin për përpjekjet financiare të bëra dhe dëshirën e tij për të veshur fanellën e Barçës”,- thuhet në dekleratën e klubit katalunas.
Bëhet e ditur se Cancelo ka ulur ndjeshëm pagën e tij për të kaluar te Barcelona.