Sulmuesi anësor Martin Braithwaite (1991) ka plotësuar transferimin e tij te Barcelona pasi klubi katalunas i pagoi Leganes klauzolën e lirimit prej 18 milionë eurosh.
Danezi Braithwaite ka shkruar një kontratë deri më 30 qershor 2024, ndërsa klauzola e tij e re e lirimit do të jetë 300 milionë euro.
Klubi ishte vënë pas një lojtari tash e disa javë, shkak i dëmtimeve të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, si dhe largimit të Carles Perez. Në janar, Barcelona refuzoi idenë për ta sjell një sulmuesi, por dëmtimi i Dembele e detyroi klubin.
La Liga i dha leje klubit për të nënshkruar me një zëvendësues të Dembeles jashtë sezonit të transferimeve të janarit, pasi u konfirmua se francezi do të humbasë 6 muaj.
Willian Jose dhe Angel Rodriguez ishin objektivat primar të Barcelonës, por në fund u vendos për Braithwaite.
28-vjeçari ka luajtur në 27 ndeshje në La Liga Santander dhe Copa del Rey për Leganes këtë sezon, duke shënuar gjithsej 8 gola.
Sulmuesi ka shumë përvojë, pasi ka luajtur edhe në Danimarkë, Francë dhe Angli.